• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pashinjan është gati të japë dorëheqjen nëse stabilizon situatën në Armeni

Pashinjan është gati të japë dorëheqjen nëse stabilizon situatën në Armeni

Jerevan, 4 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri armen Nikoll Pashinjan sot deklaroi se është i gatshëm që të japë dorëheqje, nëse do të ndihmonte në normalizimin e situatës në vend, raportojnë mediat ruse.

Kryeministri armen nesër do të udhëtojë për në Spanjë për bisedime me Bashkimin Evropian dhe përkundër informacioneve se presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, ka njoftuar se nuk do të paraqitet në Granada, në samitin e Komunitetin Politik Evropian, njoftoi Qeveria armene, raportojnë mediat britanike.

Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliev, vendosi të mos marrë pjesë në Samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (KPE) në Spanjë, ku pati mundësinë të bisedonte me kryeministrin armen Nikoll Pashinjan, njoftuan më herët mediat shtetërore e Azerbajxhanit.

Aliev duhet nesër të merrte pjesë në takimin pesëpalësh në Granada me liderët e Francës, Gjermanisë, Armenisë dhe presidentin e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel. Pesë palët do të diskutonin të ardhmen e rajonit të Nagorno-Karabahut, pasi Baku mori kontrollin e plotë në një operacion ushtarak 24-orësh që filloi më 19 shtator dhe për të rishikuar progresin në bisedimet e gjata por të trazuara të paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë. Agjencia shtetërore e Azerbajxhanit APA, duke cituar burime të paidentifikuara, raportoi se Aliev, megjithatë, vendosi të mos marrë pjesë në samit, sepse, shton APA, donte që Turqia të ishte e pranishme në takim, por se Franca dhe Gjermania e kundërshtuan atë dhe se Baku besonte se midis pjesëmarrësve të mundshëm në takim ishte krijuar një "atmosferë anti-azerbajxhane".

Mediat ruse raportuan deklaratën e Pashinjanit, i cili tha se i vjen keq që humbi rastin për të biseduar me Alievin dhe se është gati të nënshkruajë, siç tha ai, dokumentin “kyç” që lidhet me negociatat e paqes mes dy vendeve. qa/ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR