Pas vrasjes së kandidatit për president, në Ekuador është shpallur gjendje e jashtëzakonshme prej 60 ditëve
- - Presidenti i Ekuadorit, Gilermo Laso shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 60 ditëve në gjithë vendin pas vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Vilavisensio.
- Post By Fitore Curri
- 09:04, 10 gusht, 2023
Kito, 10 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i Ekuadorit, Gilermo Laso shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 60 ditëve në gjithë vendin pas vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Vilavisensio.
"Forcat e armatosura nga ky moment janë mobilizuar në gjithë territorin kombëtar që ta garantojnë sigurinë e qytetarëve, qetësinë e vendit dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike më 20 gusht", tha Llaso në një paraqitje të tij të publikuar në Jutjub.
I dyshuari për atentatin e kandidatit për president të Ekuadorit, Fernando Vilavinsensio kishte ndërruar jetë nga plagët e mara gjatë të shtënave, njoftoi prokuroria e Ekuadorit në Tuiter.
"I dyshuari i cili ishte goditur gjatë të shtënave me forcat e sigurisë është kapur dhe në gjendje të rëndë është dërguar në Prokurori në Kito. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen", njoftoi prokuroria shtetërore.
Sipas anketave, Vilavisensio kishte 7,5 për qind mbështetje mes votuesve, duke e vendosur në vendin e pestë në mesin e tetë kandidatëve të cilët do të garojnë në zgjedhjet presidenciale më 20 gusht. fc/
Fotografia: EPA