• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pas tetë vitesh u zgjodh Qeveria e re e Federatës së BeH-së

Pas tetë vitesh u zgjodh Qeveria e re e Federatës së BeH-së

Sarajevë, 28 prill 2023 (MIA) - Pas tetë vitesh, Federata e Bosnjë e Hercegovinës sot u bë me qeveri të re të kryesuar nga kryeministri Nermin Nikshiq (SDP).

Dhoma përfaqësuese e Parlamentit të FBeH-së caktoi një qeveri të re entiteti pasi përfaqësuesi i lartë i BeH-së, Kristian Shmit vendosi vendime që zhbllokojnë zgjedhjen e qeverisë.

Për emërimin e qeverisë së re të FBeH-së, e cila përbëhet nga partitë kroate, të udhëhequra nga HDZ BeH, dhe partitë e mbledhura rreth koalicionit të trefishtë pro-boshnjak - SDP, "Narod" i "Pravda" dhe "Nasha Stranka" votuan 51 deputetë.

Dy deputetë votuan kundër zgjedhjes së Qeverisë së re të Federatës së BeH-së, ndërsa deputetët e Partisë për Veprim Demokratik (SDA) Bakir Izetbegoviq dhe Frontit Demokratik (FD) Zhelko Komshiq e lanë seancën parlamentare para votimit.

Deputetët e SDA dhe FD iu bashkuan qytetarëve që protestuan para Kuvendit për shkak të vendimeve të imponuara të Shmit.

Seanca e Parlamentit të Federatës së Bosnjës ee Hercegovinës është mbajtur me masa të mëdha sigurie dhe me prani të një numri të madh policësh. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR