• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pas tërmetit në Turqi dhe Siri, Boreli paralajmëroi ndihmë nga BE-ja, u bashkëngjitën edhe vende të tjera

Pas tërmetit në Turqi dhe Siri, Boreli paralajmëroi ndihmë nga BE-ja, u bashkëngjitën edhe vende të tjera

Bruksel, 6 shkurt 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel sot në mëngjes u prononcua pas tërmetit shkatërrues i cili sot i goditi Turqinë dhe Sirinë dhe mori shumë jetë njerëzish dhe paralajmëroi ndihmë nga BE-ja. 

"Mendjet tona janë me popullin në Turqi dhe Siri. BE-ja është e gatshme që të ndimojë", shkroi Borel në Tuiter.

Kryeministri holandez Mark Rute paralajmëroi se një ekip holandez për kërkim dhe shpëtim do të përfshihet në kërkimin e të mbijetuarve në Turqi dhe Siri. Ai përmes një publikimi në Tuiter i shprehu ngushëllime presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis deklaroi se edhe Greqia "do t'i mobilizojë resurset e saja dhe menjëherë do t'iu ndihmojë zonave të prekura", ndërsa ndihmë premtoi edhe Suedia.

Presidenti rus, Vladimir Putin sot deklaroi se Moska është e gathshme që t'ia ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme Ankarasë pas tërmetit të fuqishëm i cili shkaktoi shumë viktima. 

Agjencia turke për Menaxhim me Katastrofat dhe Situatat e Jashtëzakonshme më parë i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në përpjekjet për kërkim dhe shpëtim. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR