• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pas sulmeve ruse gjatë natës, 40 për qind e banorëve të Kievit nuk kanë ngrohje

Pas sulmeve ruse gjatë natës, 40 për qind e banorëve të Kievit nuk kanë ngrohje

Kiev, 9 mars 2023 (MIA) - Dyzet për qind e banorëve të Kievit sot nuk kanë ngrohje pas sulmeve ruse gjatë natës, kumtoi në Telegram administrata ushtarake e kryeqytetit.

"Ndërprerje urgjente të energjisë elektrike aktualisht pengojnë 40 për qind të konsumatorëve të Kievit të marrin ngrohje", thekson administrata ushtarake.

Sipas kryetarit Vitalij Kliçko nuk ka probleme me furnizimin me ujë.

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë rrëzuar 34 raketa nga 81 në sulmet e sotme të forcave ruse në vend.

Sipas autoriteteve ukrainase, në sulmet kanë vdekur të paktën pesë persona në rajonet perëndimore dhe lindore. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR