• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pas pesë vitesh, rivendosen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Republikës Palau

Pas pesë vitesh, rivendosen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Republikës Palau

Prishtina, 20 tetor 2023 (MIA) - Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, njoftoi në mëngjes se Republika e Kosovës ka rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Republikën Palau pas një pauze pesëvjeçare, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ahmeti informacionin e publikoi në faqen e tij në Fejsbuk, krahas një fotografie nga dorëzimi i letrave kredenciale nga ana e ambasadorit të sapoemëruar jorezident, Sabri Kiçmari për presidentin e Republikës Palau, Surangel S. Uips.

Në janar të vitit 2019 u publikua se Republika Palau do e rishikojë vendimin për njohje të pavarësisë së Kosovës.

Kjo thuhet në notën që presidenti i atëhershëm i Palaus, Tomi Remenges ia dorëzoi zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Në notën, siç njoftuan mediumet serbe, theksohet se ai vend mori vendim që të rishqyrtojë qëndrimin e tij lidhur me statusin e Kosovës.

Republika Palau është shtet ishull në Paqësorin perëndimor. ss/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR