• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pas Pentagonit, edhe Moska konfirmoi se ka pasur bisedë telefonike Ostin - Bellousov, hollësitë nuk zbulohen

Pas Pentagonit, edhe Moska konfirmoi se ka pasur bisedë telefonike Ostin - Bellousov, hollësitë nuk zbulohen

Moskë/Uashington, 13 korrik 2024 (MIA) - Ministrat e mbrojtjes të SHBA-së dhe të Rusisë, Llojd Ostin dhe Andrej Bellousov dje patën bisedë telefonike, konfirmuan të dy palët pa kumtuar hollësi, transmeton DPA.

Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se biseda telefonike ishte "inicuar nga pala ruse", ndërsa Bellousov dhe Ostin kanë folur "për çështjen e parandalimit të kërcënimeve ndaj sigurissë dhe uljes së rrezikut nga eskalimi potencial".

Pentagoni, ndërkaq, kumtoi se "sekretari (Ostin) e ka cekur rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në kushte të luftës rrjedhëse të Rusisë kundër Ukrianës".

Ostin dhe Belloussov patën bisedë telefonike edhe më 25 qershor.

Kontakti i ri mes Uashingtonit dhe Moskës pason pas paralajmërimit të Gjermanisë dhe SHBA-së këtë javë në Samitin e NATO-s se kanë arritur marrëveshje për stacionim të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimki në territorin gjerman, duke filluar prej vitit 2026. Kjo do të jetë hera e parë armë të tilla të stacionohen në Gjermani, që prej fundit të Luftës së Ftohtë.

Armët e SHBA-së duhet të përfshijnë raketa kryqëzuese Tomahavk me rreze veprimi deri 2.500 kilometra, të afta të godain caqe thellë në Rusi, si dhe raketa për mbrojtje ajrore SM-6 dhe armë të reja të zhviluara hipersonike.

Autoritetet ruse reaguan ashpër ndaj kumtimit, duke i akuzuar Gjermaninë dhe SHBA-në se po i rrisin tensionet dhe po e shtyjnë botën drejt një gare të re armatimi. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR