• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pas një jave, Lukashenko u shfaq në publik me një fashë në dorë

Pas një jave, Lukashenko u shfaq në publik me një fashë në dorë

Minsk, 15 maj 2023 (MIA) - Kanali shtetëror i lajmeve Belur publikoi sot një fotografi të presidentit Aleksandër Lukashenko në atë që tha se ishte një qendër komandës ushtarake, shfaqja e tij e parë publike në gati një javë.

Mungesa e Lukashenkos ka ndezur spekulime për shëndetin e tij.

Kanali Telegram Pul Pervovo, një gazetë shtetërore që ndjek aktivitetet e Lukashenkos, raportoi se presidenti i Bjellorusisë ishte në bazën ajrore qendrore ushtarake. Sipas fotografisë, Lukashenko duket se ka një fashë në dorën e majtë.

Lukashenko për herë të fundit ishte parë në opinion më 9 maj, Ditën e fitores, derisa ishte në Moskë dhe Minsk.

Pas asaj dite nuk u paraqit në opinion, pastaj vijuan zëra të fuqishëm se ai është dërguar në spital për shkak të problemeve shëndetësore. sa/

foto: Kanali në telegram Pul Pervogo

QËNDRONI TË LIDHUR