• e premte, 27 dhjetor 2024

Pas miratimit të reformës, sindikatat në Izrael po shqyrtojnë opsionin për një greve të përgjithshme "derisa të arrihet tërheqje e plotë"

Pas miratimit të reformës, sindikatat në Izrael po shqyrtojnë opsionin për një greve të përgjithshme

 Jerusalem, 24 korrik 2023 (MIA) - Shefi i sindikatës kryesore të punëtorëve të sektorit publik të Izraelit, Arnon Bar-David, deklaroi sot se do të bisedojë me përfaqësuesit e tjerë të sindikatave për organizimin e një greve të përgjithshme të mundshme pasi parlamenti e ratifikoi elementin kyç të planit të diskutueshëm të reformës në gjyqësor.

"Nga ky moment çdo përparim i njëanshëm në reformat në gjyqësor do të ketë pasoja të rënda. Ose gjërat do të ecin përpara me një marrëveshje të gjerë ose aspak nuk do të ecin përpara", tha Bar-David, raportojnë mediat britanike. 

Ai shtoi se në takimin me liderët e tjerë të sindikatave do të shqyrtojë opsionin për aktivizimin e një greve të përgjithshme "nëse është e nevojshme, derisa të arrihet një shuarje e plotë". 

 Parlamenti i Izraelit - Kneseti, paraprakisht sot e miratoi ligjin kyç në reformën e planifikuar gjyqësore të propozuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu, me të cilin hiqet kompetenca e Gjykatës Supreme për t'i pezulluar vendimet e qeverisë dhe parlamentit për të cilat ai konsideron se janë të paarsyeshme dhe të dëmshme.

Ligji u miratua me 64 vota "për" dhe asnjë "kundër", ndërsa deputetët e opozitës në shnejë proteste e bojkotuan votimin përfundimtar të lihjit. 

 Votimi pasoi gati 30 orë debat pa ndërprerje që filloi mëngjesin e djeshëm.

Në atë periudhë, qindra mijëra demonstrues dolën në rrugë të protestojnë kundër miratimit të ligjit që e konsiderojnë jodemokratik. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR