• e hënë, 08 korrik 2024

Pas inaugurimit Erdogani do ta prezantojë kabinetin e vet të ri

Pas inaugurimit Erdogani do ta prezantojë kabinetin e vet të ri

Ankara, 3 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sot do ta prezantojë kabinetin e ri, informoi shefi i Zyres së Presidencës për komunikim, Fahretin Altun, lajmëroi Anadollu.

Altun në bisedë për kanalin televiziv "TV 24" tha se Erdogan sot pasdite do të japë edhe betimin në Parlamentin turk.

"Pas ceremonisë së betimit, Erdogan do ta vizitojë Anitkabirot, mauzeleumin e Ataturkut", tha Altun.

Altun informoi edhe se presidenti Erdogan do të organizojë darkë për shefat e shteteve që do të marrin pjesë në inaugurimin e tij.

Përfaqësues të alrtë nga 78 vende do të marrin pjesë në ceremoninë e dhënies së betimit të presdientit turk Erdogan. Altun shtoi se Erdogani do ta prezantojë edhe kabinetin e tij në orët e mbrëmjes.

Rexhep Taip Erdogan u zgjidh presdient në zgjedhjet e 28 majit. ky është mandati i tij i tretë si president i shtetit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR