• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pas Forumit të Paqes në Paris Kurti shkoi në Forumin Ekonomik të Vjenës

Pas Forumit të Paqes në Paris Kurti shkoi në Forumin Ekonomik të Vjenës

 Prishtinë, 12 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas qëndrimit në Paris, ku mori pjesë në  Forumin e Paqes, sot është nisur për në Austri, për të marrë pjesë në Forumin e Ekonomik të Vjenës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 Siç bëri të ditur Zyra për Marrëdhënie me Opinionin në Qeverinë e Kosovës, gjatë qëndrimit në kryeqytetin austriak, Kurti do ta marrë Çmimin Vjetor të Forumit Ekonomik "Partneri i Vitit 2023", i cili i ndahet Republikës së Kosovës me rastin e 15 viteve të bashkëpunimit.

"Në kryeqytetin e Austrisë kryeministri do të marrë pjesë në edicionin e 20-vjetorit të Forumit Ekonomik të Vjenës. Me këtë rast do të pranojë Çmimin Vjetor të Forumit Ekonomik "Partneri i Vitit 2023", që do t’i ndahet Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe kontributin 15-vjeçar në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal, ndërsa do të jetë pjesëmarrës në panelin e diskutimit me titull "Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira", theksohet në kumtesë. 

Gjatë qëndrimit dyditor në Vjenë, Kurti gjithashtu do të jetë mysafir i ftuar i Institutit Karl-Rener, ku do të mbahet debat me temën "Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike".

 Të martën, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar  për informim, Kurti do të realizojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t'i njoftuar për mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë.

  

QËNDRONI TË LIDHUR