• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pas dy vitesh në Ukrainë do të nisë prodhimi i dronëve luftarakë turq "Bajraktar"

Pas dy vitesh në Ukrainë do të nisë prodhimi i dronëve luftarakë turq

Kiev, 23 qershor 2023 (MIA) - Kompania turke "Bajkar" planifikon në vitin 2025 në Ukrainë të fillojë me prodhimin e dronëve "Bajraktar TB2" dhe "Bajraktar Akinxhi", njoftoi sot drejtori ekzekutiv i kompanisë Haluk Bajraktar.

"Ndërtimi zhvillohet sipas planit, ndërsa fillimi i prodhimtarisë është caktuar për në vitin 2025", tha ai, transmeton Tass.

Bajraktar tha se pjesa kryesore e punëve përgaditore në fabrikë tashmë janë në vijim, ndërsa pritet që fabrika të elektrifikohet në korrik të këtij viti.

Në gusht të vitit të kaluar ishte publikuar se në Ukrainë do të nisë ndërtimi i fabrikës për prodhimin e dronëve turq "Bajraktar".

Ambasadori ukrainas në Turqi, Vasilij Bodnar, tha se ndërtimi do të zgjasë disa muaj, ndërsa prodhimtaria do të fillojë para fundit të vitit 2023.

Megjithatë, në një intervistë për "Ukrinform", është publikuar se në janar, Bodnar tha se luftimet kishin çuar  në një ndryshim të planeve fillestare. sa/

foto:arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR