• e enjte, 26 dhjetor 2024

Partia ekstreme djathtiste e Marin Le Pen fitoi tre senatorë në Senatin francez

Partia ekstreme djathtiste e Marin Le Pen fitoi tre senatorë në Senatin francez

Paris, 25 shtator 2023 (MIA) - Partia qendrore djathtiste republikane në Francë e ruajti shumicën në Senat, pas zgjedhjeve të djeshme plotësuese në të cilat partia ekstreme e djathtë e Marin Le Pen fitoi tre senatorë.

"Kjo ripërtëritje e Senatit e përforcon shumicën e së[ djathtës dhe qendrës dhe është dëshmi për rrënjët e ttij territoriale", tha Xherard Larsher, lideri i republikanëve dhe kryetar i Senatit.

Senatin francez e zgjedhin prefektët, si dhe këshilltarët rajonal, të departamenteve dhe të komunave. Në këto zgjedhje u zgjodhën gjysma nga 348 vendet e senatorëve.

Siç transmetojnë mediumet franceze, zgjedhja e senatorëve të së djathtës ekstreme është reflektim i vonuar i rezultateve të fuqishme të partisë së Le Penit në zgjehdjet lokale. Tubimi nacional i Marin Le Pen pritej të bëjë depërtim të ri në Senat, por tre vendet e senatorëve për atë parti i tejkaloi pritjet e tyre.

Funksionarja e vetme e lartë e qeverisë franceze që mori pjesë në zgjedhje, sekretarja shtetërore për shtetësi, Sonja Bakes, u mposht nga Kaledonia e Re.

Senati ka ndikim të madh në sjelljen e ligjeve nga Kuvendi popullor, dhoma e poshtme e Parlamentit francez. Në rast të mospajtimit rreth ligjit, zgjedhjen e fundit e ka Kuvendi popullor.

Partia Renesansa e presidentit francez, Emanuel Makron mbetet partia më e madhe në Dhomën e poshtme, por e humbi shumicën absolute në qershor të vitit të kaluar, duke u dhënë senatorëve peshë më të madhe çdoherë kur nevojitet kompromis me Dhomën e Epërme për miratime të ligjeve.

Pushteti lokal në Francë në përgjithësi është i kontrolluar nga partitë politike tradicionalisht dominuese siç janë republikanët dhe partia socialiste. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR