• e shtunë, 23 nëntor 2024

Partia e Kurtit - Vuçiqit: Nëse grupet fashiste nga Serbia provojnë diçka, do të kalojnë si më 24 shtator

Partia e Kurtit - Vuçiqit: Nëse grupet fashiste nga Serbia provojnë diçka, do të kalojnë si më 24 shtator

Prishtinë, 24 nëntor 2023 (MIA) - Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në faqen zyrtare në Fejsbuk, që shfaq deklarata të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ku kishte thënë se nuk do të nënshkruante marrëveshjen.

Në videon e publikuar nga vetëvendosja thuhet se Vuçiq në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, “për të cilën ai thoshte se është dakorduar”.

Tutje thuhet se edhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit nga Serbia, “Vuçiq u ftua në Bruksel, ku sërish iku nga nënshkrimi”.

Vetëvendosja thotë se nëse grupet fashiste që strehohen në Serbi provojnë diçka do ta marrin përgjigjen e njëjtë të para dy muajve.

Serbia nuk është e interesuar për normalizim sepse nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës

- Me 28 shkurt 2023 – Në Bruksel, Serbia gojarisht deklaroi se pajtohet me marrëveshjen por ikën nga nënshkrimi.

- Me 18 mars 2023 – Në Ohër, Serbia sërish deklarohet se pajtohet, por ikën nga nënshkrimi.

- Serbia pavarësisht dakordimit ajo urdhëron subjektet serbe të mos marrin pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Republikës së Kosovës çka përbën shkelje të marrëveshjes.

- Serbia lobon dhe voton kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës çka përbën shkelje të marrëveshjes.

- Me 24 shtator 2023 përmes sulmit terrorist organizuar, financuar dhe mbështetur nga shteti i Serbisë tentohet aneksimi i pjesë së veriut të Republikë së Kosovës, që përveçse shkel direkt marrëveshjen paraqet edhe agresion ndaj vendit tonë.

- Me 26 tetor 2023 – Në Bruksel, Serbia sërish ikën nga nënshkrimi.

"Është evidente që Serbia nuk do marrëveshje sepse ajo nuk është e interesuar për normalizim me Republikën e Kosovës. Prandaj, ajo vazhdimisht ikën nga nënshkrimi", thuhet në fund të videos së Vetëvendosjes. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR