• e enjte, 26 dhjetor 2024

Partia Demokratike e SHBA-së në mënyrë virtuale do të votojë për nominimin e Bajdenit për mandat të dytë presidencial

Partia Demokratike e SHBA-së në mënyrë virtuale do të votojë për nominimin e Bajdenit për mandat të dytë presidencial

Uashington, 15 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden formalisht do të nominohet nga kolegët e tij demokratë për mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë në votim virtual, të caktuar për fund të këtij muaji para Konventës kombëtare demokratike edhe krahas thirrjeve që të tërhiqet. Këtë e publikuan mediumet amerikane, duke iu referuar burimeve në parti.

Demokratët dhe republikanët zakonisht formalisht i nominojnë kandidatët e tyre presidencialë në konventat e tyre partiake kombëtare, por votimi për kandidaturën e Bajdenit do të vijë disa javë para Konventës demokratike kombëtare, të caktuar për 19 gusht në Çikago.

Ende nuk është e qartë se si saktë do të shkojë votimi i parakohshëm, deklaruan përfaqësues të Partisë Demokratike.

Hollësirat do të konfirmohen më 19 dhe 21 korrik, kur do të mbajnë mbledhje komitetet e posaçme partiake. Votimi virtual pritet të mbahet disa ditë më vonë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR