• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Parlamenti spanjoll hodhi poshtë planin e përgjithshëm të qeverisë për të shkurtuar javën e punës

Parlamenti spanjoll hodhi poshtë planin e përgjithshëm të qeverisë për të shkurtuar javën e punës

Madrid, 11 shtator 2025 (MIA) - Deputetët spanjoll dje e kanë hedhur poshtë ligjin me të cilin do të shkurtohej java e punës në të gjitha fushat, një nga premtimet kyçe të kryeministrit socialist Pedro Sançez, i cili nuk ka shumicë parlamentare.

Ligji, i cili kishte për qëllim ta ulë javën e punës nga 40 në 37,5 orë, ishte hedhur poshtë nga 178 deputetë, ndërsa u mbështet nga 170.

Ligji, i paraqitur nga ministrja e Punës, Jolanda Dijaz, nga partia e majtë radikale Sumar, aleate e socialistëve në qeverinë e Sançezit, është rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar me dy sindikatat kryesore, UGT dhe CCOO, të cilat bënë thirrje për protesta para Parlamentit gjatë votimit, ndërsa organizatat e punëdhënësve iu kundërvunë reformës.

Sipas qeverisë, synimi ishte të përfshiheshin më shumë se 12 milionë të punësuar në sektorin privat, kryesisht në tregtinë me pakicë, hotelieri dhe bujqësi, pasi java e punës prej 37,5 orësh tashmë është në fuqi në shërbimin shtetëror dhe në shumicën e kompanive të mëdha.

Jolanda Diaa deklaroi se qeveria përsëri do të paraqesë propozimin, duke u kërkuar deputetëve të "korrigjojnë" qëndrimin e tyre,  në mënyrë që të mos përballen me "12,5 milionë punëtorë në vendin tonë" të cilët mund të kenë fitim nga ky ligj.

Ajo tha se "shkurtimi i javës së punës dhe rritja e pagave tashmë janë fituar në rrugë. Ne tashmë kemi fituar, i gjithë vendi dëshiron që kjo të kalojë!", theksoi ajo. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR