• e shtunë, 23 nëntor 2024

Parlamenti slloven sot, pa votim, do të debatojë për njohjen e Palestinës

Parlamenti slloven sot, pa votim, do të debatojë për njohjen e Palestinës

Lubjanë, 4 qershor 2024 (MIA) - Parlamenti i Sllovenisë sot në një seancë urgjente do të debatojë për propozimin qeveritar për njohjen e shtetit të Palestinës, por nuk do të votojë për të, siç ishte planifikuar më parë, për shkak të thirrjes së Partisë Demokratike të Sllovenisë (SDS) të mbahet referendum konsultativ për këtë çështje.

Qeveria sllovene të enjten dërgoi propozimin në Parlament për njohjen e shtetit të Palestinës, ndërsa kryeministri Robert Golob deklaroi se ajo do të njihet sipas kufijve të vitit 1967 ose sipas kufijve që do të dakordohen në marrëveshjen paqësore në të ardhmen, transmeton agjencia STA.

Derisa tre partitë e koalicionit qeveritar deklaruan se njohja e Palestinës është mënyra e vetme e drejtë për mbështetje të paqes, SDS opozitar dhe Sllovenia e Re (NS) pohojnë se ky është një gjest për fushatën para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

SDS dje dorëzoi kërkesë për mbajtjen e referendumit konsultativ për njohjen e Palestinës, me pohime se konkluzioni qeveritar për njohjen shkakton dëm afatgjatë për Slloveninë, sepse, siç theksohet "i jep mbështetje organizatës së Hamasit".

Referendumi me siguri nuk do ta ndalë njohjen e Palestinës sepse koalicioni qeveritar ka shumicë në Parlament, por do ta shtyjë për të paktën 30 ditë", thekson STA.sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR