• e premte, 08 nëntor 2024

Parlamenti skocez zgjodhi Xhon Svinin kryeministër të ri

Parlamenti skocez zgjodhi Xhon Svinin kryeministër të ri

Edinburg, 8 maj 2024 (MIA) - Lideri i ri i Partisë Kombëtare skoceze në pushtet (SNP), Xhon Svini, sot edhe zyrtarisht është zgjedhur kryeministër i Skocisë, pasi fitoi shumicën e votave në parlament. 

Svini dje ishte zgjedhur për lider të ri të SNP-së, raportoi N1, duke shtuar se ai më parë ka qenë në krye të partisë, nga viti 2000 deri në vitin 2004.

"Pasi shumica e deputetëve votuan për Xhon Svin, në emër të parlamentit e uroj për kandidimin e tij për postin e kryeministrit", deklaroi pas votimit kryetarja e parlamentit skocez, Alison Xhonston.

Kryeministrin e Skocisë e zgjedhin deputetët në parlament, ndërsa Svini është zgjedhur në funksion edhe pse partia e tij ka dy vota më pak për një shumicë absolute në parlament.

SNP-ja, është partia më e madhe në Skoci me 63 nga 129 vende parlamentare.  qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR