• e enjte, 26 dhjetor 2024

Parlamenti shqiptar e votoi Taulant Ballën ministër të Punëve të Brendshme

Parlamenti shqiptar e votoi Taulant Ballën ministër të Punëve të Brendshme

Tiranë, 14 korrik 2023 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e ka miratuar mbrëmë dekretin e presidentit për emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, me 75 vota pro, 16 kundër dhe 1 abstenim.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 84 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim, dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bledi Çuçit nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se, do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së ministrit të Brendshëm në Qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu Balla shkruan se, do t’i shërbejë me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.

“Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë”, thekson Balla.

Balla prej vitit 2005 eshte deputet ne Kuvendin e Shqiperise si perfaqesues i rrethit Librazhd. Ndërsa në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, Taulant Balla ishte deputeti me i votuar. Ai është zëvendëskryetar i Komisionit për Integrimin Europian të Kuvendit të Shqipërisë.

Prej vitit 2017 eshte Kryetar i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste te Shqiperise. mb/

Foto: FB Balla

 

QËNDRONI TË LIDHUR