• e shtunë, 23 nëntor 2024

Parlamenti jugoafrikan i bëri thirrje qeverisë që ta mbyllë ambasadën izraelite

Parlamenti jugoafrikan i bëri thirrje qeverisë që ta mbyllë ambasadën izraelite

Johanesburg, 21 nëntor 2023 (MIA) - Parlamenti i Afrikës së Jugut ka miratuar rezolutë, e cila e quan "shtet aparthejd", me të cilën kërkohet që qeveria ta mbyllë ambasadën e Izraelit. 

Shumica prej 248 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare votuan për rezolutën e quajtur "Mbyllje e ambasadës izraelite në Afrikën e Jugut dhe suspendim të të gjitha marrëdhënieve me Izraelin" të deputetit Julius Malema nga partia opozitare EFF. 

Për rezolutën votoi edhe Kongresi Kombëtar Afrikan në pushtet. Por, 91 deputetë nga partitë opozitare votuan kundër. 

Qeveria nuk është e detyruar ligjërisht të veprojë për propozimin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR