• e martë, 24 dhjetor 2024

Parlamenti i Zvicrës e hodhi poshtë propozimin për ndihmë financiare për Ukrainën

Parlamenti i Zvicrës e hodhi poshtë propozimin për ndihmë financiare për Ukrainën

Cyrih, 3 qershor 2024 (MIA) - Dhoma e Epërme e parlamentit zviceran e hodhi poshtë sot propozimin për ndihmë prej pesë miliardë franga (rreth 5,128 miliardë euro) për Ukrainën si pjesë e pakos më të gjerë financiare, sepse plani i shkel rregullat e vendit neutral për huadhënie. 

Me 28 vota "kundër" dhe 15 "për", ligjvënësit e hodhën poshtë pakon e vlefshme 15 miliardë franga, me të cilën parashiheshin edhe mjete plotësuese prej 10,1 miliardë franga për forcat e armatosura zvicerane. 

Gjatë javëve të kaluara pritej që propozimi do të hidhet poshtë, përfaqësuesit e së djathtës veçanërisht kundërshtonin. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR