• e premte, 27 dhjetor 2024

Parlamenti i Malajzisë votoi për heqjen e dënimit me vdekje

Parlamenti i Malajzisë votoi për heqjen e dënimit me vdekje

Kuala Lumpur, 3 prill 2023 (MIA) - Dhoma e Poshtme e Parlamentit të Malajzisë miratoi reformat ligjore për shfuqizimin e dënimit të detyrueshëm me vdekje për disa vepra penale.

Propozim-ligji tani do të dorëzohet në Dhomën e Epërme, ndërsa pastaj edhe te mbreti për nënshkrim të ligjit. 

Sipas amandamenteve të miratuara, alternativat e dënimit me vdekje përfshijnë fshikullim dhe burg prej 30 deri 40 vjet, me çka zëvendësohen të gjitha dispozitat paraprake, të cilat parashihnin dënim të përjetshëm.

Malajzia ka moratorium të ekzekutimeve nga viti 2018.

Dënimi me vdekje do të hiqet edhe si opsion për disa vepra të rënda penale të cilat nuk shkaktojnë vdekje, siç janë të shtënat dhe tregtia me armë zjarri dhe kidnapim, sipas masave të reja.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Ramkarpall Sing deklaroi se dënimi me vdekje është dënim i pakthyeshëm i cili nuk është pengesë efikase e krimit.

"Dënimi me vdekje nuk i solli rezultatet që duhej t'i sillte", theksoi Sing, duke e përfunduar debatin parlamentar për propozim-ligjin. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR