• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Parlamenti i Koresë së Jugut votoi për revokimin e presidentit Jun Suk - Jeol

Parlamenti i Koresë së Jugut votoi për revokimin e presidentit Jun Suk - Jeol

Seul, 14 dhjetor 2024 (MIA) – Parlamenti i Koresë së Jugut sot në përpjekjen e dytë votoi për revokimin e presidentit Jun Suk – Jeol, për shkak të vendimit të tij për shpallje të gjendjes së luftës në vend. 

Propozimi për revokim ishte mbështetur me votim të fshehtë prej 204 deputetëve në parlamentin 300 anëtarësh koreanojugor. 

Kjo nënkupton se Jun Suk – Jeol menjëherë do të suspendohet nga funksioni, ndërsa kryeministri do të bëhet ushtrues detyre, transmeton agjencia Jonhap.

арламентот на Јужна Кореја денеска во вториот обид му изгала импичмент на претседателот Јун Сук-Јеол, поради неговата неодамнешна одлука за воведување воена состојба во земјата.

Nisma e parë për revokim kundër Jun Suk – Jeol, për shpalljen e gjendjes së luftës më 3 dhjetor, ishte hedhur poshtë të shtunën e kaluar për shkak të mospasjes kuorum, kur gati të gjithë deputetët e Partisë në pushtet Fuqia e Popullit (PPP) e bojkotuan votimin. 

Për miratimin e propozimit nevojitej shumicë prej dy të tretave, për çka ishte e nevojshme mbështetja e të paktën tetë deputetëve nga PPP. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR