• e premte, 22 nëntor 2024

Parlamenti i Finlandës ka miratuar Marrëveshjen për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA-në

Parlamenti i Finlandës ka miratuar Marrëveshjen për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA-në

Helsinki, 2 qershor 2024 (MIA) - Parlamenti i Finlandës njëzëri ka miratuar Marrëveshjen për bashkëpunim në mbrojtje (DCA) midis Finladës dhe SHBA-së, e cila ushtrisë amerikane i jep të drejtën për të përdorur 15 objekte ushtarake lokale.

Bazuar në marrëveshjen, pajisjet ushtarake dhe trupat amerikane mund të sistemohen në Finlandë, raportuan mediat finlandeze.

Marrëveshja tashmë ishte nënshkruar në dhjetor, por parlamenti finlandez nuk e miratoi atë.

Deputetja Ana Kontula nga Aleanca e Majtë propozoi refuzimin e marrëveshjes, por propozimi i saj nuk u mbështet.

Komisioni Kushtetues konkludoi se marrëveshja patjetër duhet të miratohet me dy të tretat e deputetëve, ndërsa sipas komisionit, në masë të madhe është në përputhje me Kushtetutën. Marrëveshja për bashkëpunim në mbrojtje (DCA) lehtëson lëvizjen dhe operacionet e trupave amerikane në Finlandë.

Sipas kësaj marrëveshje, pajisjet mbrojtëse, materialet dhe personeli ushtarak mund të dërgohen nga SHBA-ja në Finlandë.

Finlanda, mes tjerash, hap 15 bazat e saj ushtarake për shfrytëzim të mundshëm nga SHBA-ja. SHBA-ja ka marrëveshje të ngjashme për bashkëpunim në mbrojtje me më shumë se 20 vende. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR