• e shtunë, 23 nëntor 2024

Parlamenti grek nuk e votoi propozimin e opozitës për mosbesim të Qeverisë

Parlamenti grek nuk e votoi propozimin e opozitës për mosbesim të Qeverisë

Athinë, 29 mars 2024 (MIA) - Propozimi për mosbesim të Qeverisë greke të dorëzuar nga katër parti opozitare, siç edhe pritej, nuk e ka marrë shumicën e nevojshme parlamentare, nuk u votua nga Parlamenti dhe nuk krijoi probleme për shumicën qeveritare, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Nga 300 deputetë në Parlament, që të kalojë propozimi, nevojitej të votohet me të paktën 151 vota dhe në votimin e mbrëmshëm mori mbështetje nga 141 deputetë që votuan “pro”, ndërsa 159 të tjerët ishin kundër, duke përfshirë një deputet të pavarur dhe të gjithë grupin parlamentar të Demokracisë së Re në pushtet.

 Grupet parlamentare të PASOK, SYRIZA, E Majta e Re dhe Kurs i Lirisë kanë dorëzuar një propozim të përbashkët për votim mosbesimi ndaj Qeverisë, pas iniciativës së liderit të PASOK-ut Nikos Andrulakis, për shkak të informacioneve të reja për fatkeqësinë hekurudhore në shkurt të vitit të kaluar tek Tempi, botuar në gazetën "To vima". 

Siç njofton kryetari i Parlamentit Konstantinos Tasulas diskutimi treditor ka zgjatur mbi 40 orë, ndërsa kanë mbajtur fjalim 163 folës, duke përfshirë anëtarë të parlamentit, ministra të qeverisë dhe të gjithë liderët e partive.

Teksti në gazetën "To vima" i publikuar të dielën në lidhje me regjistrimet audio të montuara për alsidentin hekurodhor në Tempi më 28 shkurt 2023 në të cilën humbën jetën 57 persona, te partitë opozitare në Greqi shkaktoi një sërë reagimesh, të cilat kulmuan me paraqitjen e propozimit për mosbesimin e Qeverisë aktuale.

 Mbrëmë, derisa ende vazhdonte debati në Parlament ministri shtetërorë Stavros Papastavru dhe zëvendësministri pa resor Janis Bratakos sollën dorëheqje, të cilat u pranuan nga kryeministri grek Kirijakos Micotakis.  

Burime qeveritare për mediat greke komentuan se "pjesëmarrja në një mbledhje sociale dërgoi mesazh të gabuar". 

Dorëheqjet e Papastavrusit dhe Bratakosit erdhën pasi një pjesë e mediave greke njoftuan se dy ministrat janë takuar me biznesmenin Vangelis Marinakis, i cili mes tjerash është pronar edhe i grupit ku bën pjesë edhe gazeta “To vima”, e cila të dielën publikoi tekstin e regjistrimeve audio të montuara pas aksidentit hekurodhor. qa

 /

QËNDRONI TË LIDHUR