• e enjte, 26 dhjetor 2024

Parlamenti francez votoi në Kushtetutë të përfshihet liria e garantuar e abortit

Parlamenti francez votoi në Kushtetutë të përfshihet liria e garantuar e abortit

Paris, 31 janar 2024 (MIA) - Dhoma e poshtme e Parlamentit francez mbrëmë me shumicë të madhe votash në lexim të parë e pranoi reformën qeveritare, qëllimi i së cilës është të futet në Kushtetutë, "liria e garantuar" e grave ta ndërpresin shtatzëninë. 

Vendimi u mbështet nga 493 deputetë, ndërsa 30 ishin kundër.

Ministri i Drejtësisë Erik Dupond-Moreti deklaroi se tani është radha e Senatit francez ta miratojë tekstin.

Që ndryshimi i Kushtetutës të hyjë në fuqi Senati, në të cilin dominojnë e djathta dhe qendra, duhet ta miratojë tekstin ashtu siç është, pa ndryshime, edhe pse ka mospajtime të shumicës së djathtë për disa formulime të reformës.

Më 8 mars të vitit 2023, presidenti Emanul Makron premtoi se do ta përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutë, duke u përgjigjur në brengën për ndërprerjen e të drejtës së garantuar të abortit në SHBA. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR