• e enjte, 26 dhjetor 2024

Parlamenti Evropian miratoi Udhërrëfyes për përballje më të mirë të BE-së me krizat e ardhshme shëndetësore

Parlamenti Evropian miratoi Udhërrëfyes për përballje më të mirë të BE-së me krizat e ardhshme shëndetësore

Bruksel, 13 korrik 2023 (MIA) - Me 385 vota “pro”, 193 “kundër” dhe 63 “abstenime”, Parlamenti Evropian miratoi Udhërrëfyes për forcimin e Bashkimit Evropian të Shëndetësisë dhe për përmirësimin e kapaciteteve të sistemeve kombëtare shëndetësore të anëtarëve të BE-së për përballje me sfidat e ardhshme dhe kriza të reja të mundshme shëndetësore.

Udhërrëfyesit janë përgatitur nga Komiteti Special i Parlamentit Evropian për Pandeminë Kovid-19 (COVI), i cili analizoi ndikimin e krizës së koronës dhe vlerësoi efikasitetin e BE-së dhe sistemeve kombëtare shëndetësore, dhe bazuar në këtë, hartoi rekomandime specifike për të kapërcyer mangësitë dhe dobësitë në aktivitetet e tyre.

Udhërrëfyesit për veprimet e ardhshme bazohen në katër fusha kryesore – sistemi shëndetësor, respektimi i demokracisë dhe të drejtave themelore, ndikimi në aspektet sociale dhe ekonomike dhe reagimi global ndaj pandemisë kovid.

 

Европскиот Парламент денеска ја поддржа одлуката за продолжување на шемата за употреба на дигиталните ковид-сертификати за уште една година, за што веднаш ќе започнат преговори со Советот.

 

Rekomandimet kryesore, siç njoftoi raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, përfshijnë autonomi më të madhe strategjike të BE-së në sigurimin e barnave, transparencë në prokurorimin e përbashkët dhe kontroll më të fortë parlamentar për zbatimin e akteve ligjore që ligjen me situata të jashtëzakonshme, si ne nivel të BE-së ashtu edhe në nivel kombëtar.

Eurodeputetët kërkojnë gjithashtu përdorimin maksimal të fondeve të destinuara për rimëkëmbjen e tregut të vetëm evropian nga pasojat e kovid krizës dhe një koordinim më të mirë global në përgatitjen e marrëveshjes së ardhshme ndërkombëtare për pandemitë.

Kryesuesja e Komitetit, eurodeputetja belge nga Grupi Parlamentar i Socialistëve dhe Demokratëve (SD), Ketlin Van Brempt, gjatë debatit në selinë e PE në Strasburg, deklaroi se gjatë analizave të saj COVI e pa qartë se BE-ja nuk ka nevojë vetëm për mjete për zhvillimin e politikave afatgjata, por edhe qëllime të qarta dhe udhërrëfyes për veprim.

Епидемиолошката слика полека се подобрува на глобално ниво, но знак дека короната сè уште не завршува е појавата на нова мутација - Делта плус вирус. Тоа е многу заразен вид, но тоа не е един

Raportuesja e COVI, eurodeputetja spanjolle nga grupi i Partisë popullore evropiane (EPP), Dolores Montserat theksoi se rekomandimet e propozuara janë rezultat i dialogut dhe konsensusit bazuar në në analizë të përgjigjes së BE-së ndaj pandemisë, duke përfshire edhe sigurimin e vaksinave dhe ndarjen e fondeve për përballje me pasojat e krizës.

Parlamenti Evropian eformoi Komitetin Special për Pandeminë kovid-19 (COVI) në mars 2022 me detyrën për të vlerësuar jo vetëm efektivitetin e sistemeve shëndetësore dhe fushatën e vaksinimit gjatë krizës së koronës, por edhe ndikimin e saj më të gjerë socio-ekonomik, pasojat në sundimin e ligjit dhe demokracinë, si dhe reagimin ndërkombëtar ndaj pandemisë.

Европскиот парламент усвои резолуција со која предупредува дека состојбата во областа на владеењето на правото во Унгарија и Полска се влошила од активирањето на членот 7, кој предвидува сусп

Për këtë qëllim, periudhën e kaluar COVI organizoi një proces gjithëpërfshirës konsultimi përmes një serë diskutimesh dhe punëtori publike dhe shkëmbim mendimesh me ekspertë, politikëbërës nga institucionet e BE-së dhe organizatat ndërkombëtare , epidemiologë, ministra të shëndetësisë, përfaqësues të kompanive farmaceutike, punonjës shëndetësor dhe hulumtues.

"Me miratimin e këtij raporti, Kuvendi i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve për forcimin e qëndrueshmërisë së sistemeve tona shëndetësore dhe konkurrencës së BE-së dhe për sigurimin e qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor për të gjithë, siç parashikohet në konkluzionet e Konferencës për të Ardhmen e Evropë, theksohet në Rekomandimet e miratuara.

Konferenca për të ardhmën e Evropës është mbajtur në fillim të majit të vitit të kaluar me pjesëmarrje të përfaqësuesve më të lartë të institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare, por edhe të sektorit joqeveritar dhe organizatat civile dhe rinore. Mbledhja u konceptua si një proces i ri dhe inovatit ku qytetarët evropianë me origjinë të ndryshme gjeografike dhe socio-ekonomike, gjini, mosh dhe nivel arsimor mund të shprehin mendimin e tyre për që presin nga Bashkimi Evropian. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR