• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Parlamenti Evropian me rezolutë kërkon nga BE-ja t'i lejojë Ukrainës të përdorë armë perëndimore për të sulmuar objektiva ushtarake në Rusi

Parlamenti Evropian me rezolutë kërkon nga BE-ja t'i lejojë Ukrainës të përdorë armë perëndimore për të sulmuar objektiva ushtarake në Rusi

Strasburg, 19 shtator 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian sot miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje Bashkimit Evropian ta shfuqizojë ndalesën aktuale për Ukrainën të sulmojë objektiva ushtarake legjitime në Rusi me armë nga Perëndimi.

Në rezolutë theksohet se Ukraina duhet plotësisht të mbrohet dhe se pa heqjen e kufizimeve të tanishme, nuk ka mundësi ta realizojë të drejtën e vetëmbrojtjes dhe mbetet e ekspozuar në sulme ndaj popullatës dhe infrastrukturës.

Në thirrjen e re të Parlamentit Evropian për rezolutë votuan 425 deputetë, kundër ishin 131, ndërsa 63 të abstenuar, kumtoi Parlamenti Evropian.

Deputetët, gjithashtu, e përsëritën qëndrimin se të gjithë anëtarët e BE-së dhe aleatët e NATO-s duhet të obligohen të ndajnë jo më pak se 0,25 për qind të PBB-së në vit për ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Në dokument, gjithashtu, shprehet keqardhje për dërgesën bileterale të zvogëluar të armëve për Ukrainën nga vendet e BE-së dhe u bën thirrje anëtareve të Unionit ta plotësojnë premtimin e tyre nga marsi i vitit 2023 se do të dërgojnë në Ukrainë një milionë pjesë municion artilerik.

Gjithashtu, vlerësohet se duhet të përshpejtohet dërgesa e municionit, armëve dhe sistemeve kundërajrore, duke përfshirë edhe raketat e lundrimit Taurus.

Në rezolutë, nga anëtaret e BE-së kërkohet ta mbajnë dhe zgjerojnë politikën e sanksioneve kundër Rusisë, Bjellorusosë dhe vendeve të cilat edhe krahas ndalesës furnizojnë Rusinë me teknologji që mund të përdoren për qëllime ushtarake. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR