• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Parlamenti Evropian me rezolutë e pranoi Edmondo Gonzales Urutija për president legjitim të Venezuelës

Parlamenti Evropian me rezolutë e pranoi Edmondo Gonzales Urutija për president legjitim të Venezuelës

Strasburg, 19 shtator 2024 (MIA) - BE-ja duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të siguruar që Edmondo Gonzales Urutija, presidenti i zgjedhur legjitim dhe demokratik i Venezuelës, të mund ta marrë funksionin më 10 janar të vitit 2025, citohet në rezolutën e Parlamentit Evropian.

 Në dokumentin e miratuar sot me 309 vota "pro", 201 "kundër" dhe 12 "të abstenuar", PE-ja "më ashpër e dënon dhe plotësisht e hedh poshtë mashtrimin zgjedhor të organizuar nga Këshilli Zgjedhor Kombëtar i kontrolluar nga regjimi i Nikollas Maduros, i cili refuzoi publikisht ta shpallë rezultatin zyrtar".

"Eurodeputetët e pranuan Edmondo Gonzales Urutia për president të zgjedhur legjitim dhe demokratik të vendit, ndërsa Marija Korina Maçado si udhëheqëse e forcave demokratike në Venezuelë. Ata gjithashtu, ashpër e dënojnë dhënien e urdhëresës për arrestimin e Gonzales nga ana e Qeverisë së Venezuelës", citohet në tekstin e rezolutës të publikuar në ueb faqen e Parlamentit Evropian.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga komuniteti ndërkombëtar, regjimi i Venezuelës nuk është në përputhje me marrëveshjen e vitit 2023 të arritur në Barbados midis qeverisë së Maduros dhe opozitës në lidhje me zgjedhjet presidenciale, e cila thuhet se parandalon zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Deputetët e Parlamentit Evropian theksojnë se në raportet e misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve thuhet se zgjedhjet presidenciale në Venezuelë të 28 korrikut 2024 nuk kanë përmbushur standardet ndërkombëtare. Ata dënuan ashpër "vrasjet, ngacmimet, shkeljet dhe arrestimet e kryera kundër opozitës demokratike, popullit venezuelian dhe shoqërisë civile, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund shkeljes sistematike të të drejtave të njeriut". sa/

foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR