• e premte, 27 dhjetor 2024

Parlamenti Evropian kërkon "armëpushim të përhershëm" në Gazë

Parlamenti Evropian kërkon

Strasburg, 18 janar 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian për herë të parë ka bërë thirrje për "armëpushim të përhershëm" në Gazë dhe fillimin e përpjekjeve politike për të gjetur një të zgjidhje për luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Rezoluta e cila ka simbolikë të pastër dhe nuk ka peshë ligjore, është miratuar sot me 312 vota "për", 131 kundër dhe 72 të përmbajtur, pasi është bërë kompromis për qetësimin e deputetëve të qendrës së djathtë.

Në rezolutë është bërë thirrje për "armëpushim të përhershëm" në Gazë, por me kusht që të gjitha pengjet izraelite të lirohen menjëherë dhe Hamasi të shpërblehet.

Apeli për armëpushim paraqet ndryshim të rëndësishëm nga qëndrimi i mëparshëm i Parlamentit Evropian, të rënë dakord në tetor i cili ka bërë thirrje për "pauzë" humanitare për të nxitur fluksin e ndihmave që arrijnë civilët në Gazë. Ai votim kaloi me 500 vota "për", 21 kundër dhe 24 të përmbajtur.

Ndërkohë, luftimet kanë shkatërruar Gazën që pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetor, të cilët rezultuan me vdekjen e rreth 1.140 personave, kryesisht civilë, sipas të dhënave zyrtare izraelite.

Duke premtuar se do ta shkatërrojë Hamasin, Izraeli ka kryer bombardime të pamëshirshme dhe ofensivë tokësore ku janë vrarë të paktën 24.448 palestinezë, rreth 70 për qind të tyre janë gra, fëmijë dhe adoleshentë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Militantët nga Hamasi kidnapuan rreth 250 pengje gjatë kohës se sulmeve me 7 tetor, nga të cilët 132 sipas Izraelit ende janë në Gazë.

Përderisa grupet e majta dhe të qendrës mbështetën hapur thirrjen për armëpushim sot, anëtarët e Partisë Popullore Evropiane që qendrës së djathtës (PPE), grupi më i madh parlamentar në Parlament, shprehën rezerva.

Rezoluta u miratua pasi u miratua amendamenti që precizon se armëpushimi duhet të kushtëzohet me lirimin e të gjithë pengjeve që mbahen në Gazë dhe "shkatërrimin" e Hamasit i cili është cilësuar si organizatë terroriste në BE.

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR