Parlamenti evropian javën e ardhshme sesion plenar për pritjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe Këshilli i Evropës
- Anëtarët e Parlamentit evropian në sesionin plenar të javës së ardhshme do të bsiedojnë për pritjet bag Samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe do t'i rpezantojnë kërkesat para takimit të Këshillit evropian në Bruksel.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:10, 12 dhjetor, 2024
Strasburg, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Anëtarët e Parlamentit evropian në sesionin plenar të javës së ardhshme do të bsiedojnë për pritjet bag Samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe do t'i rpezantojnë kërkesat para takimit të Këshillit evropian në Bruksel.
Prej 16 deri 19 dhjetor në Strasburg do të mbahet sesion plenar i Parlamentit evropian, ndërsa për Samitin BE-Ballkani Perëndimor do të diskutohet të mërkurën, ditën e njejtë kur samiti mbahet në Bruksel.
Paraprakisht, të mërkurën, deputetët e PE-së do t'ua prezantojnë kërkesat e veta liderëve evropianë para takimit të Këshillit evropian të 19 dhjetorit, ku do të fokusohen në Ukrainën dhe Lindjen e Afërt, parandalimin nga krizat dhe emigracionin. ab/