• e martë, 26 nëntor 2024

Parlamenti Evropian bëri thirrje për "pauzë humanitare" në Gazë

Parlamenti Evropian bëri thirrje për

 Strasburg, 19 tetor 2023 (MIA) - Parlamenti Evropian sot bëri thirrje për "pauzë humanitare" në Rripin e Gazës që të sigurohet që ndihma të mbërrijë te ata që kanë nevojë dhe theksoi se Izraeli mund të mbrohet vetëm në kuadër të të drejtës ndërkombëtare.

 Rezoluta jodetyruese u miratua me 500 vota "për" dhe 21 "kundër", ndërsa 24 abstenime.

 Deputetët evropianë, gjithashtu, bënë thirrje për lirim urgjent të të gjithë pengjeve të kapur nga Hamasi në Izraelin jugor dhe të dërguar në Gazë. 

 Izraeli sot vazhdoi me sulmet ndaj Rripit të Gazës, derisa konvojet me ndihmë humanitare ende janë të bllokuara në kufirin me Egjiptin.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR