• e enjte, 26 dhjetor 2024

Parlamenti Evropian bëri thirrje për kundërshtim të menjëhershëm dhe energjik ndaj përpjekjeve për ndërhyrje ruse në BE

Parlamenti Evropian bëri thirrje për kundërshtim të menjëhershëm dhe energjik ndaj përpjekjeve për ndërhyrje ruse në BE

Bruksel, 25 prill 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian sot miratoi Rezolutë me të cilën u bën thirrje liderëve të BE-së dhe vendeve anëtare të kundërshtojnë urgjentisht dhe energjikisht përpjekjet për ndërhyrje ruse.

Në Rezolutën e miratuar me 439 vota "pro", 27 "kundër" dhe 48 "abstenime", eurodeputetët kërkojnë ndërmarrje të masave për përballje me "përpjekjet për ndërhyrje të Rusisë", jo vetëm në intitucionet e BE-së, por në të gjithë Unionin. Në dokumentin theksohet se "ekziston një ndjenjë urgjence dhe vendosmërie" për të ndërmarrë masa, veçanërisht në prag të zgjedhjeve evropiane që do të mbahen nga 6 deri më 9 qershor të këtij viti.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, miratimi i Rezolutës vjen pas zbulimeve të fundit për përpjekje të Kremlinit për të ndërhyrë dhe për t'i minuar proceset demokratike duke u dhënë ryshfet eurodeputetëve.

"Parlamenti është i tmerruar nga akuzat e besueshme se disa eurodeputetë janë paguar për të përhapur propagandën ruse dhe se disa kanë marrë pjesë në aktivitetet e medias proruse "Zëri i Evropës" gjatë luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, thuhet në Rezolutë, duke shtuar se çdo përpjekje e tillë për të ndikuar dhe për të ndërhyrë duhet të ketë pasoja.

 Përveç rasteve të dyshimta të ndërhyrjes ruse në të gjithë Evropën, kryesisht në Bullgari, Gjermani dhe Sllovaki, dokumenti tregon edhe shembullin e marrjes në pyetje të fundit të një prej eurodeputetëve kryesorë të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD). Maksimilian Krah, nga Byroja Federale Amerikane e Hetimit (FBI) për dyshimet se ka marrë para nga agjentët e Kremlinit, si dhe arrestimin e asistentit të tij dy ditë më parë me akuzën si spiun kinez.

"Parlamenti i bën thirrje AFD-së pa shtyrje publikisht t'i shpallë transaksionet e saj financiare, kryesisht me Kremlinin, dhe publikisht të zbulojë shumë e plotë dhe të saktë të të gjitha mjeteve që ka marrë nga burime të lidhura me Kremlinin", shtohet në Rezolutën.

Më tej në tekstin theksohet se megjithëse vende të tjera janë gjithashtu aktive në këtë fushë, Rusia mbetet burimi kryesor i ndërhyrjeve dhe dezinformatave të huaja në BE.

“Përgjigja e BE-së ndaj këtyre kërcënimeve mund të jetë efektive vetëm nëse bazohet në një qasje politike të përbashkët, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë të BE-së dhe vendeve anëtare”, shtohet në dokumentin.

Me rezolutën kërkohet përmirësimi i "kulturës së sigurisë së brendshme" të Parlamentit Evropian, duke përfshirë hetime të brendshme të plota për të vlerësuar rastet e mundshme të ndërhyrjes së huaj dhe zbatimin e plotë të kornizës së sanksioneve të brendshme, si dhe trajnimin e detyrueshëm të sigurisë për deputetët dhe stafin, duke lëshuar verifikime të përshtatshme të sigurisë dhe skrining të përforcuar të personelit.

Më tej, Rezoluta i bën thirrje Këshillit të BE-së me pakon e radhës të sanksioneve në lidhje me Rusinë të përfshijë mediat e mbështetura nga Kremlini, si dhe transmetues të tjerë dhe organizata mediatike dhe individë "përgjegjës për përhapjen e fushatave propagandistike dhe dezinformuese në BE". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

.

QËNDRONI TË LIDHUR