• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Parlamenti bullgar përsëri mblidhet në tentim për të zgjedhur kryetarë

Parlamenti bullgar përsëri mblidhet në tentim për të zgjedhur kryetarë

Sofje, 29 nëntor 2024 (MIA) - Deputetët bullgarë sot do të bëjnë përpjekje të re për të zgjedhur kryetarin e 51-të të Kuvendit popullor, njofton BTA.

"Po kalojmë në një rreth të ri propozimesh dhe votim sipas rregullave të miratuara procedurale", deklaroi Silvi Kirilov i cili si deputet më i vjetër kryeson seancën.

Dje deputetët nuk arritën të zgjedhin kryetarin e Kuvendit as pas tentativës së shtatë. Asnjë nga dy kandidatët që arritën deri në votim – Raja Nazarjan (GERB-SDS) dhe Silvi Kirilov (Ka një popull të tillë) – nuk morën votat e mjaftueshme.

Para fillimit të seancës së sotme, lideri i GERB-it, Bojko Borisov paralajmëroi në Parlament se tërheqin kandidaturën e Raja Nazarjanit për kryetare të Kuvendit popullor. rq/

Foto: arkivi 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR