• e enjte, 26 dhjetor 2024

Parlamenti australian e mbështeti referendumin për njohje të popujve indigjenë

Parlamenti australian e mbështeti referendumin për njohje të popujve indigjenë

Sidnei, 19 qershor 2023 (MIA) - Senati i Australisë sot votoi për mbajtje të referendumit për ndryshim të Kushtetutës së vendit për njohje të popujve indigjenë, aborigjinët dhe banorët e ishujve të Tores Strejt, lajmëroi DPA.

Referendumi do të mbahet para fundit të vitit 2023. Sipas mediumeve lokale, votimi me siguri do të mbahet në tetor.

"Së bashku mund të bëjmë historinë me njohjen dhe futjen në Kushtetutë të aborixhinëve dhe banorëve të ishullit Tores", shkroi kryeministri australian, Entoni Albaneze në Tuiter.

Ministrja e australianëve indigjenë, Linda Barni sot në konferencë për shtyp deklaroi se ky është një hap më afër për t'iu dhënë zë nevojave dhe aspiratave të australianëve indigjenë. ab/

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR