• e martë, 20 janar 2026

Parisi dhe Roma kundër shpalljes së Gardës Revolucionare Iranine për organizatë terroriste, pohojnë burime në PE

Parisi dhe Roma kundër shpalljes së Gardës Revolucionare Iranine për organizatë terroriste, pohojnë burime në PE

 Bruksel, 15 janar 2026 (MIA) - Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kundërshtojnë propozimin për përfshirjen e Korpusit së Gardës Revolucionare Iraniane në listën e organizatave terroriste të bllokut, informoi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, në takimin e mbrëmshëm të Konferencës së  Kryetarëve të Parlamentit Evropian.

 Në takimin me dyer të mbyllura me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare, Kallasi nuk i përmendi vendet që e kundërshtojnë propozimin, por sipas burimeve në PE, bëhet fjalë  për Francën dhe Italinë.

 Sipas këtyre burimeve, kundërshtimi ndaj idesë së shpalljes së Gardës Revolucionare Iraniane si organizatë terroriste është justifikuar me qëndrimin se një veprim i tillë mund të rrezikojë përpjekjet diplomatike të BE-së për të qetësuar situatën në Iran.

Pas takimit, lideri i partisë më të madhe në Parlamentin Evropian, Partisë Popullore Evropiane (PPE), Manfred Veber, deklaroi se ishte çmenduri të pretendohet se përfshirja e Gardës në listën e organizatave terroriste të BE-së mund të "rrezikojë kanalet diplomatike me Teheranin". 

 "Si mund të krijojmë kanale komunikimi me një regjim të tillë? Kemi të bëjmë me një regjim terrorist. Korpusi  i Gardës Revolucionare Iraniane është një organizatë terroriste", tha Veberi në një deklaratë për televizionin gjerman.

 Paraprakisht, zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme deklaroi se Parisi nuk e përjashton mbështetjen e një propozimi për të shpallur Gardën Revolucionare Iraniane si një organizatë terroriste, por theksoi se ky formacion ushtarak tashmë përfshihet nga disa regjime të sanksioneve të BE-së. Sipas tij, për momentin nuk ka konsensus dhe vendosmëri politike për sanksione të reja të BE-së ndaj Iranit.

Burimet në PE theksojnë edhe se Kallasi ka paralajmëruar se në takimin e ardhshëm të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së të paraparë për më 29 janar ka për qëllim të propozojë një paketë sanksionesh ndaj Iranit.  

 Foto: Parlamenti Evropian

 

QËNDRONI TË LIDHUR