Parandalohet një përpjekje për hyrje në shtëpinë e nënpresidentit amerikan Xhej Di Vens
- Zëvendëspresidenti amerikan Xhej Di Vens sot deklaroi se një "njeri i çmendur" u përpoq të hyjë me forcë në shtëpinë e tij në Ohajo, pasi theu dritaret e shtëpisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:41, 5 janar, 2026
Uashington, 5 janar 2026 (MIA) - Zëvendëspresidenti amerikan Xhej Di Vens sot deklaroi se një "njeri i çmendur" u përpoq të hyjë me forcë në shtëpinë e tij në Ohajo, pasi theu dritaret e shtëpisë.
Familja e Vensit nuk ishte e pranishme në shtëpi në momentin e sulmit.
Si-En-En, duke cituar një burim nga organet për zbatimin e ligjit, raportoi më parë se autoritetet po hetojnl një incident në shtëpinë e zëvendëspresidentit dhe një person është arrrestuar tashmë në lidhje me rastin.
"Me sa mund të vlerësoj, një person i çmendur u përpoq të hynte me forcë duke thyer dritaret. Jam mirënjohës ndaj Shërbimit Sekret dhe Policisë së Sinsinnatit për reagimin e tyre të shpejtë", ka shkruar Vens në një postim në platformën e mediave sociale "Iks".
Ai shpjegoi se në atë moment familja ishte kthyer tashmë në Uashington dhe u bëri thirrje mediave të mos publikojnë fotografi të shtëpisë së tij ku shihen dëmet.
Foto: Arkivi