• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Parandalohet atentat i ri ndaj Zelenskit, arrestohet polaku që bashkëpunoi me rusët

Parandalohet atentat i ri ndaj Zelenskit, arrestohet polaku që bashkëpunoi me rusët

Varshavë, 19 prill 2024 (MIA) - Shtetasi polak Pavel K, është arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në përgatitjen e atentatit ndaj presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

Ai është privuar nga liria në Poloni me akuzën se ka qenë i gatshëm të ndihmojë inteligjencën ushtarake ruse në një komplot për vrasjen e Zelenskit, publikoi prokuroria polake.

Pavel K. kinse, ka kërkuar kontakt me rusët e përfshirë në luftën në Ukrainë, duke deklaruar se do të transmetojë informacione të detajuara nga aeroporti Rzhesov-Jasionka i cili ndodhet afër kufirit me Ukrainën.

Nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me tetë vjet burg. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR