• e premte, 27 dhjetor 2024

Paralizohet pothuajse e tërë Gjermania për shkak të grevës masive të sindikatave

Paralizohet pothuajse e tërë Gjermania për shkak të grevës masive të sindikatave

Berlin, 27 mars 2023 (MIA) - Në Gjermani sot do të mbahet greva më masive në tre dekadat e fundit, ndërsa lideri i sindikatës gjermane për veprimtari shërbyese "Verdi", Frank Verneke, deklaroi se greva është çështje e ekzistencës së mijëra njerëzve të cilët luftojnë për rroga më të larta përderisa inflacioni shënon rritje.

Sipas paralajmërimeve të sindikatave, në Gjermani pothuajse gjithçka do të paralizohet, transmeton "Dojçe Vele".

Trenat nuk do të qarkullojnë pothuajse fare, ndërsa nga aeroportet do të punojë vetëm ai i Berlinit.

Transporti urban duhet të ndalojë në shtatë nga 16 provincat.

Greva do të lërë miliona njerëz pa transport të rregullt, ndërsa rrugët me siguri do të bllokohen nga automjetet.

Një grevë të këtillë paralajmëruese thirrën dy sindikatat kryesore, Sindikata e makinistëve dhe punonjësve të transportit (EVG) dhe Sindikata e veprimtarive shërbyese "Verdi".

Sindikatat kërkojnë rroga më të larta për shkak të shtrenjtimeve, si dhe kushte më të mira për punë për pothuajse 2,7 milionë të punësuar në sektorin publik dhe veprimtaritë transportuese.

Prej nesër fillon raundi i ri i negociatave.

"Verdi" kërkon rritje prej 10,5 për qind për nëpunësit publik, rrogat e të cilëve janë të barabarta me të ardhurat e shumë të punësuarve në aeroporte apo transportin publik, por rritja miniomale të jetë 500 euro në muaj bruto.

Sindikata e refuzoi ofertën e punëdhënësit shtrenjtimi të jetë pesë për qind dhe të bëhet në dy hapa, si dhe të paguhet shumë e njëfishtë prej 2.500 eurove.

Sindikatës EVG ngjashëm i ofruan edhe Hekurudhat gjermane dhe rreth pesëdhjetë kompani të tjera hekurudhore. EVG e refuzon këtë, duke kërkuar 12,5 për qind rroga më të lartaa dhe së paku 650 euro në muaj.

Anketa e agjencisë për hulumtim të mendimit publik YouGov tregon se 55 për qind e qytetarëve e mbështesin grevën.

Sindikatat paralajmëruan se greva do të zgjasë një ditë dhe se gjendja do të normalizohet tashmë nesër. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR