• e enjte, 26 dhjetor 2024

Paraburgim për të dyshuarin nga fshati Gabresh, i cili vrau motrën dhe nipin

Paraburgim për të dyshuarin nga fshati Gabresh, i cili vrau motrën dhe nipin

Kumanovë, 22 shkurt 2024 (MIA) - Prokuroria themelore publike Kumanovë parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit për 67-vjeçarin nga fshati Gabresh, i cili dje, pas zënkës, vrau motrën dhe nipin. Nipi i dytë me plagë nga armë zjarri është dërguar në njërën nga klinikat e Shkupit.

Prokuroria themelore publike Kumanovë solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer dy vepra penale - vrassje nga neni 123 paragrafi 1, si dhe një tentim vrasje.

"I dyhuari 67-vjeçar, më 21 shkurt në fsshatin e Kumanovë Gabresh, ka pasur zënkë, me dy nipat nga motra e tij. Zënkës i është bashkangjitur edhe e motra. Me pistoletë të cilën e posedonte me leje, i dyshuari ka shtënë drejt tyre dhe me paramendim e ka privuar nga jeta motrën e tij dhe njërin nga djemtë e saj, ndërkaq ka tentuar ta privojë nga jeta edhe tjetrin", kumtuan nga prokuroria.

Prokurori kompetent publik, gjykatësit të procedurëss paraprake ng Gjykata themelore në Kumanovë i parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit për personin e dyshuar.

Dje policia informoi se për shkak të raporteve të pazgjidhura familjare, nëpunësit policorë nga SPB e kanë privuar nga liria D.GJ. sepse në fshatin Gabresh, Kumanovë, për shkak të raporteve të pazgjidhura familjare pronësore, ka shtënë me armë zjarri ndaj motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj ZH.R.(36) dhe T.R.(38).

Ndihma e hspejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen tek D.R. dhe T.R., përderisa ZH.R. me lëndime është dërguar në Spitalin e përgjithshëm Kumanovë, informoi policia.

Nga spitali i Kumanovës konsttauan se tek ata është ssjellë një person me tre plagë nga arma e zjarrit, por për shkak të plagëve seriozte, është dërguar për mjekim të mëtejmë në njërën prej klinikave të Shkupit. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR