• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Papunësia në SHBA në qershor është ulur për 3,6 për qind 

Papunësia në SHBA në qershor është ulur për 3,6 për qind 

Uashington, 7 korrik 2023 (MIA) – Në qershor u hapën më pak vende pune, pagat u rritën dhe papunësia ra në 3,6 për qind, thuhet në raportin mujor të Departamentit amerikan të Punës të publikuar sot.

Punëdhënësit amerikanë punësuan 209.000 punëtorë në qershor, një numër solid por më i vogël se 306.000 të punësuar në maj. Numri i amerikanëve me orar pune me kohë të pjesshme u rrit gjithashtu muajin e kaluar për arsye ekonomike, siç janë kushtet më të këqija të biznesit.

Shkalla e rritjes së vendeve të punës mbetet historikisht e lartë dhe është një nga shenjat se ekonomia amerikane është larg recesionit.

Presidenti Xho Bjaden për raportin aktual deklaroi se rritja e vazhdueshme e vendeve të punës është "ekonomia Bajden në veprim" dhe një sinjal i rritjes së qëndrueshme ekonomike.

“Po vëzhgojmë rritje të stabile dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e Bajden.

“Kjo është “ekonomia Bajden”, rritja e ekonomisë në kurriz të krijimit të vendeve të punës, uljes së kostove të familjeve që punojnë dhe investimeve të arsyeshme në Amerikë, tha ai.

Pagat mesatare për orë në SHBA u rritën për 0,4 për qind në qershor pas rritjes së ngjashme në maj. Për 12 muaj nga qershori 2022 deri në qershor 2023, paga mesatare në SHBA u rrit për 4,4 për qind.

Rritja vjetore e pagave është shumë e lartë për të përmbushur objektivin e inflacionit prej 2 për qind të Rezervës Federale, kështu që pritet një rritje tjetër e normës, thonë ekspertët. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR