• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Papa për dhunën ndaj grave: Kushdo që i bën keq një gruaje e përdhos Zotin

Papa për dhunën ndaj grave: Kushdo që i bën keq një gruaje e përdhos Zotin

Romë, 1 janar 2024 (MIA) - Papa Françesku sot e dënoi dhunën ndaj grave, duke porositur se çdo shoqëri duhet t'i respektojë të gjitha gratë.

"Çdo shoqëri duhet ta pranojë dhuratën të cilën e përfaqëson gruaja. Çdo femër duhet të respektohet dhe të mbrohet. Kushdo që i bën keq një gruaje e përdhos Zotin të cilin e ka lindur një grua", tha papa.

Ai shtoi se gratë kanë rol kyç në promovimin e paqes.

"Bota gjithashtu duhet të shikojë te nënat dhe gratë për të gjetur paqen, për të dalë nga spiralja e dhunës dhe urrejtjes dhe për t'i parë gjërat përsëri me sytë dhe zemrat e vërteta njerëzore", tha kreu i Kishës Katolike Romake.

Ky është fjalimi i parë i papa Françeskut pas vrasjes brutale të 22-vjeçares Xhulia Çeçetin në nëntor të vitit të kaluar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR