• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Papa kërkon që banorët e Gazës të kenë akses të sigurt në ndihma humanitare

Papa kërkon që banorët e Gazës të kenë akses të sigurt në ndihma humanitare

Vatikan, 3 mars 2024 (MIA) - Papa Françesku sot bëri thirrje që popullatës së Rripit të Gazës t'i garantohet "qasja e sigurt" në ndihma humanitare.

Uria kërcënon popullsinë e këtij territori të bllokuar, i cili ka qenë nën sulmin izraelit që nga fillimi i luftës midis Hamasit islamik dhe Izraelit, citohet në vlerësimin e Kombeve të Bashkuara.

"Çdo ditë me trishtim në zemrën time mbaj vuajtjet e njerëzve në Palestinë dhe në Izrael, për shkak të armiqësive të vazhdueshme", tha Papa pas lutjes në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

"Unë inkurajoj vazhdimin e negociatave për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe në të gjithë rajonin, në mënyrë që të gjithë pengjet (izraelitë) të lirohen dhe të kthehen te të afërmit e tyre që presin me ankth, dhe popullata civile (palestineze) të ketë akses të sigurt në ndihmën humanitare, të cilët kanë nevojë urgjente", tha Papa dhe apeloi për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR