• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Papa Françesku u lut për popullatën "e torturuar" duke e quajtur vitin 2023 si vit të luftës

Papa Françesku u lut për popullatën

Romë, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Papa Françesku e cilësoi vitin 2023 si vit të shënuar me luftë gjatë meshës tradicionale të së dielës.

Duke folur nga dritarja me pamje nga sheshi Shën Pjetri në Vatikan, ai bëri lutje për "popullin e vuajtur ukrainas dhe popullin palestinez dhe izraelit, popullin sudanez dhe shumë të tjerë".

"Në fund të vitit do të kemi guximin të pyesim veten se sa jetë njerëzish janë shkatërruar nga konfliktet e armatosura, sa të vdekur dhe sa shkatërrime, sa vuajtje, sa varfëri", tha Papa.

"Ata që kanë interes në këto konflikte, dëgjojnë zërin e ndërgjegjes", kërkoi Papa.

Mijëra njerëz u mblodhën në shesh për të dëgjuar bekimin e Papa Françeskut të dielën e fundit të vitit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR