• e enjte, 26 dhjetor 2024

Papa Françesku, një personi transgjinor: Zoti na don të tillë siç jemi

Papa Françesku, një personi transgjinor: Zoti na don të tillë siç jemi

Vatikan, 25 korrik 2023 (MIA) - "Zoti na don të tillë siç jemi", tha papa Françesku, duke iu drejtuar një personi transgjinor, kumtuan mediumet e Vatikanit.

Fjalët e tij u thanë në një podkast në të cilin ai dëgjoi dhe iu përgjigj një audio porosie para një festivali katolik rinor në Portugali javën e ardhshme.

Një nga porositëp erdhi nga Giona, italiane, rreth njëzet vjeç, e cila tha se është e shpërndarë nga "dikotomia mes besimit të saj katolik dhe identitetit të saj transgjinor".

Papa u përjgigj se Zoti është çdoherë me ne, "madje edhe kur jemi të gabueshëm, ai na afrohet për të na ndihmur".

"Zoti na don të tillë siç jemi. Ajo është dashuria e Zotit", tha papa Françesku.

Kisha kalotike thekson se anëtarët e komunitetit LGBT duhet të trajtohen me respekt, ngushëllim dhe empati dhe se duhet të respektohen të drejtat e tyre të njeriut.

Raporti i kishës ndaj komunitetit LGBT, grave dhe katolikëve të cilët janë shkurorëzuar dhe janë martuar sërish në kishë do të jetë temë në takimin botëror të peshkopëve që duhet të mbahet në tetor të këtij viti dhe në vitin 2024. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR