• e shtunë, 23 nëntor 2024

Papa Françesku në Lisbonë bëri thirrje të dëgjohet "klithma e dhimbshme e viktimave" nga pedofilia në kishë

Papa Françesku në Lisbonë bëri thirrje të dëgjohet

Lisbonë, 3 gusht 2023 (MIA) - Papa Françesku i bëri thirrje priftërisë portugeze ta "pranojnë dhe dëgjojnë klithjen e dhimbshme të viktimave" të keqtrajtimit seksual në kishë, në ditën e parë të vizitës së tij në Lisbonë dhe gjashtë muaj pas shpalljes së raportit që e tmerroi vendin.

"Zhgënjimi dhe mllefi që e ndjejnë disa ndaj Kishës ndonjëherë është për shkak të dëshmisë sonë të keqe dhe skandaleve që e njollosën fytyrën e saj", tha papa Françesku, duke iu drejtuar priftërinjve, dhjakëve dhe peshkopëve të tubuar në manastirin Jeronimit.

Sipas tij, këto skandale "bëjnë thirrje për pastrim themelor dhe të pandërprerë, duke u nisur nga klithma e dhimbshme e viktimave të cilët përherë duhet të pranihen dhe dëgjohen".

Raporti i porositur nga Konferenca e peshkopëve portugezë dhe përgatitur nga komisioni i ekspertëve të pavarur në shkurt tregoi se së paku 4.815 të mitur kanë qenë viktima të keqtrajtimit seksual në ambiente të kishës që nga viti 1950.

Kryesia kishtare në mënyrë "sistematike" e ka fshehur keqtrajtimin, kanë konkluduar pasi që mblodhën mbi 500 deklarata të dëshmitarëve në vend ku 80 për qind nga 10 milionë banorët konsiderohen katolikë.

Kierarkia kishtare kërkoi falje nga viktimat dhe pranoi se është e domosdoshme të "ndryshojë kultura kishtare", ndërsa në një hulumtim 68 për qind e të anketuarve deklaruan se është prishur imazhi i Kishës.

Në prag të arritjes së papës në lisbonë, grupi për ndihmë viktimave vendpsi tre bilborde të mëdha në qytet me porosinë se "Kisha katolike në Portugali ka keqtrajtuar mbi 4.800 fëmijë".

Sipas konferencës së peshkopëve portugezë, papa Françesku duhet privatisht të tkaohet me viktimat e keqtrajtimit të priftërinjve, por këto tkaime nuk janë pjesë e programit zyrtar.

Duke u angazhuar për "zero tolerancë" ndaj keqtrajtimit seksual, Papa disa herë u takua me viktimat dhe formoi Komision adekuat për mbrojtjen e të miturve. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR