• e hënë, 08 korrik 2024

Papa Françesku drejtuar besimtarëve: Merreni anën e paqes në konfliktin midis Hamasit dhe Izraelit

Papa Françesku drejtuar besimtarëve: Merreni anën e paqes në konfliktin midis Hamasit dhe Izraelit

 Romë, 18 tetor 2023 (MIA) - Papa Françesku sot shprehu keqardhje për situatën "dëshpëruese" në Rripin e Gazës,duke u bërë thirrje besimtarëve të marrin vetëm njërën anë në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit - "anën e paqes".

Gjatë audiencës së tij në sheshin e Shën Pjetrit,  papa drejtpërdrejt nuk e përmendi shpërthimin në spitalin Al Ahli në Gazë, për cilin palestinezët e akuzuan armatën Izraelite (IDF) ndërsa IDF pretendon se shpërthimi ishte rezultat i një rakete të deshtuar të lëshuar nga Xhihadi Islamik palestinez.

Papa bëri thirrje që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundëshme për të shmangur një fatkeqësi humanitare, raportojnë mediat britanike.

 Papa paralajmëroi gjithashtu se më 27 tetor në Bazilikën e Shën Pjetrit do të udhëheqë meshën e rastit dhe lutjen për paqe. si/ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR