• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Papa Françesku bën thirrje për përpjekje të reja paqësore pas sulmeve ndaj spitalit të fëmijëve në Ukrainë dhe ndaj shkollës në Rripin e Gazës

Papa Françesku bën thirrje për përpjekje të reja paqësore pas sulmeve ndaj spitalit të fëmijëve në Ukrainë dhe ndaj shkollës në Rripin e Gazës

Romë, 9 korrik 2024 (MIA) - Papa Françesku sot bëri thirrje të ndërmerren masa të reja konkrete për përfundim të luftërave në Ukrainë dhe Gazë pas sulmeve ndaj spitalit të fëmijëve në Kiev dhe një shkolle në Rripin e Gazës. Papa e shprehi "shqetësimin dhe dhimbjen e tij të thellë" për dhunën në rritje, kumtoi shërbimi për shtyp i Vatikanit.

Kreu i kishës katolike "shpreson dhe lutet se mund të konstatohen hapat konkret në mënyrë që të përfundohet konflikti", thuhet në kumtesë.

Predha ruse dje goditi spitalin e fëmijëve në Kiev. Rusia e mohoi përgjegjësinë, duke inssituar se nuk sulmon caqe civile në Ukrainë.

Në Gazë, mbi 30 persona e humbën jetën në sulmin izraelit ndaj një shkolle në të cilën ishin të vendosur palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore lokale. Armata izraelite kumtoi se ekstremistë të Hamasit kanë vepruar nga shkolla. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR