• e shtunë, 23 nëntor 2024

Papa Françesku arriti në Timorin Lindor

Papa Françesku arriti në Timorin Lindor

Dili, 9 shtator 2024 (MIA) - Papa Françesku arriti në Timorin Lindor për ta nxitur rikuperimin e vendit nga e kaluara dhe për ta festuar zhvillimin e tij dy dekada pas pavarësimit nga Indonezia.

Papa arriti në Dili nga Papua Guinea e Re dhe e filloi etapën e ttretë të udhëtimit të tij nëpër Azinë Juglindore dhe Oqeani. Ai më vonë sot do të tkaohet me liderët dhe diplomatët e Timorit.

Timori Lindor, ku jeton populaltë shumicë katolike, është një prej vendeve më të varfëra në botë dhe me padurim e priti arritjen e papës menjëherë pas 25-vjetorit të referendumit të mbajtur nën patronatin e KB-së, i cili e hapi rrugën drejt pavarësimit nga Indonezia.

Gjatë sundimit 24-vjeçar të Indonezisë, u vranë 200.000 njerëz. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR