• e enjte, 26 dhjetor 2024

Papa Françesku e ka dënuar djegien e Kuranit

Papa Françesku e ka dënuar djegien e Kuranit

Romë, 3 korrik 2023 (MIA) - Papa Françesko tha se ishte i zemëruar dhe i tmerruar nga djegia e librit të shenjtë të Kuranit dhe se ai dënon dhe refuzon  lejimin e një akti të tillë si formë e lirisë e shprehjes.

"Çdo libër që konsiderohet i shenjtë duhet të respektohet për të respektuar ata që besojnë në të", tha Papa në një intervistë për gazetën e Emirateve të Bashkuara Arabe "Al Itihad", e cila u botua sot.

"Unë jam i zemëruar dhe i tmerruar nga ato veprime. Liria e shprehjes asnjëherë nuk guxon të përdoret si mjet për të përçmuar të tjerët, ndërsa lejimi i saj refuzohet dhe dënohet", tha papa në intervistë.

Një burrë javën e kaluar grisi dhe dogji një Kuran në kryeqytetin suedez Stokholm, duke shkaktuar  dënime të ashpra nga disa vende, duke e përfshirë edhe Turqinë, mbështetjen e së cilës Suedia duhet ta marrë për t'u përfshirë në aleancën ushtarake të NATO-s.

Edhe pse policia suedeze ka refuzuar kërkesat e kohëve të fundit për protesta kundër Kuranit, gjykatat i anuluan vendimet e tilla, duke thënë se kjo shkel lirinë e shprehjes.

Një grup prej 57 kombesh islamike dje kumtoi se nevojiten masa kolektive për të parandaluar aktet e përdhosjes së Kuranit dhe se ligji ndërkombëtar duhet të përdoret për të ndaluar urrejtjen fetare. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR